Kërçovë vaksinimi shtyhet deri të premten?!?

Prolongohet vaksinimi i qytetarëve të Kërçovës që ishte planifikuar të fillojë ditën e sotme. Siç tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Xhabir Bajrami mjekët amë nuk i kanë përgatitur listat e qytetarëve me prioritet. Ai tha se ekipet spitalor janë gati për dhënien e vaksinave dhe se gjithçka është planifikuar dhe rregulluar por që priten listat nga mjekët amë.

“Për shkak të formimit të listave nga ana e mjekëve amë ne sot nuk mund të fillojmë me vaksinimin, presim që mjekët amë pacientët që I kanë me prioritet me moshë madhore mbi 70 vjet apo mbi 75 vjet saktë do të na tregoj ministria. Për këtë arsye tek termini jonë në sistemin tim nuk kanë arritur emrat e njerëzve që unë të filloj me vaksinimin. Sapo të arrijnë emrat e njerëzve që do ti delegojnë mjekët amë ne jemi të përgatitur”, tha Xhabir Bajrami – Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Kërçovë.

Mes tjerash drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Kërçovë, Xhabir Bajrami foli edhe për situatën aktuale me Covid-19 në Kërçovë, ku tha se pothuajse kapacitet spitalore janë mbushur, duke apeluar te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid, pasi që edhe në klinikat e Shkupit rrallë gjendet vend i lirë.

Kujtojmë që në Kërçovë gjatë ditës së djeshme kanë arritur 500 vaksina “AstraZeneca”, të cilat duhej që sot të fillonte vaksinimi i qytetarëve të Kërçovës. Por vaksinimi i ditës së sotme u prolongua siç tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Xhabir Bajrami për shkak se mjekët amë nuk i kanë përgatitur listat e qytetarëve me prioritet.TV21