Çmimet e biletave të autobusëve për transportin ndërurban në vend janë rritur, pas shtrenjtimit të derivateve të naftës, raportoi Portalb.mk.
Sipas Portalb.mk, bileta Tetovë–Shkup nga 200 denarë për një drejtim tani kushton 250 denarë, ndërsa bileta vajtje-ardhje kushton 500 denarë. Në linjën Kumanovë–Shkup, çmimi është rritur nga 170 në 200 denarë për një drejtim, ndërsa vajtje-ardhje kushton 400 denarë.





