“Shtrenjtimi i rrymës është sa dy fatura të reja në nivel vjetor”

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Nga atje thonë se zaevizmi e shtrenjtoi energjinë elektrike për qytetarët.

“Ky shtrenjtim është sa dy fatura të reja në nivel vjetor, Ja çfarë goditje katastrofike ndaj standardit shkaktoi zaevizmi. Energjia elektrike përveç shtrenjtimit bazik, plotësisht shtrenjtohet edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Që këtu, shtrenjtimi i përgjithshëm paraqet mbi 15 për qind. Kjo do të thotë se një familje e cila ka paguar 2000 denarë në muaj për energji elektrike, do të paguajë tani nga 2,300 denarë plus TVSH-në. Nëse merret parasysh se shkalla e ulur e TVSH-së do të kthehet në mënyrën paraprake gjatë vitit të ardhshëm, goditja ndaj buxhetit familjar do të jetë akoma më e madhe”, thonë nga VMRO.

Sipas tyre, akoma më keq kalojnë kompanitë të cilat furnizuan me energji elektrike në tregun e lirë, ku ato sot paguajnë çmim shumëfish më të lartë dhe janë në skaj të ekzistencës.

“Të përkujtojmë se prej gushtit të vitit 2020 deri më sot çmimi i rrymës është rritur në mënyrë kumulative për rreth 40 për qind. Së pari në verën e vitit 2020 rryma u shtrenjtua për 7,5 për qind, më pas në verën e vitit 2021 edhe për 12,5 për qind. Shtrenjtim pas shtrenjtimi dhe tani erdhëm deri rreth 40 për qind”, qëndron në kumtesën e VMRO-së.

Në fund ata shtojnë që kjo të jetë akoma më tragjike edhe krahas këtij shtrenjtimi MEPSO dhe ELEM u shndërruan në humbës. Pra, siç thonë nga atje, ELEM ka nivel më të ulët rekord të rrymës së prodhuar vendore, nuk ka mjaft thëngjill dhe akumulimet janë të zbrazëta, ndërsa MEPSO në mënyrë jolegale tërheqë rrymë nga rrjeti evropian.