Gjiganti madrilen është tejet i interesuar për epokën e re të “Galaktikëve”, andaj do provojnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, transmeton lajmi.net.
Gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pedrerol raportoi fillimisht se Mbappe do e lajmëroi largimin nga PSG, pas ndeshjes ndaj Real Madridit në 1/16 e fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa, sa i përket Haaland, gjithmonë sipas Pedrerol, norvegjezi do ishte i gëzuar për kalimin në “Santiago Bernabeu”.
Përpos kësaj, edhe vetë klubi madrilen është në dijeni që Haaland dëshiron të luajë në fanellën e bardhë dhe kjo mund të ndodh në sezonin e ardhshëm.