Shtetasi slloven vodhi biçikletën në Shkup! Policia gjatë kontrollit tek ai gjeti edhe substanca narkotike

Prokuroria kërkon paraburgim për një shtetas slloven, i cili dyshohet për vjedhjen e një biçiklete si dhe për përdori dhe shpërndarje të substancave narkotike, përcjell TV21. Prokuroria ka nisur hetim ndaj 41-vjeçarit, shtetas të Sllovenisë.

“Më 4 korrik, para qendrës sportive “Jane Sandanski”, ku si trajner i një grupi fëmijësh nga Republika e Sllovenisë ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Hip-Hop-it, i dyshuari ka vërejtur një biçikletë në vlerë prej 45.000 denarëve, të mbështetur pas murit dhe të zhbllokuar. I dyshuari e ka marrë biçikletën dhe e ka fshehur në një shkurre afër shetitores së Vardarit. Pas përfundimit të ndeshjes, ai e çmontoi biçikletën në tre pjesë dhe e futi në bagazhin e autobusit me të cilin grupi duhej të kthehej në Slloveni”, thuhet në njoftimin e Prokuorisë.

Pas raportimit të rastiti, policia gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur substanca narkotike.

“Pas denoncimit të vjedhjes, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kontrolluar të dyshuarin, ndërsa në bagazhin e tij personale kanë gjetur dy kavanoza qelqi dhe një kuti plastike me gjithsej 13.57 gram narkotikë – marihuanë”, thonë nga Prokuroria.