Shtatë viktima dhe 234 raste të reja me virus, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.208 teste të kryera janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19, respektivisht 19% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 274 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 103.021 raste me virusin korona, prej të cilëve 91.507 janë shëruar, kurse 3.144 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8,377 raste aktive./ALSAT