ASH-ja: Tetovarët vazhdimisht kanë probleme me ujin e pijshëm

Për problemin me ujin e pijshëm në Tetovë, ka reaguar dega e Alenacës për Shqiptarët në Tetovë. Kryetari i saj, Muzafer Etemi ka vlerësuar se sipas tyre, dëmi është shkaktuar nga hidrocentralet në malin Sharr.

Ka shtuar se uji i pijshëm nuk është problem vetëm këto 6 ditë, por vazhdimisht.

“Tetova jo vetëm këto 6 ditë, por vazhdimisht ka pasur probleme me ujin e pijshëm. Rasti i fundit ka tejkaluar durimin e çdo tetovari që po përballet me mungesën e ujit. I bëjmë thirrje kryetares së Komunës, zonjës Teuta Arifi dhe Ndërmarrjes Komunale që sa më shpejtë t’i ndërmarrin masat e nevojshme që t’u sigruojnë ujin banorëve”, tha Etemi, transmeton TV21.

Ai i bërë thirrje kryetares së Tetovës, Teuta Arifi që për këtë problem të kërkojë ndihmë nga Qeveria, sepse siç tha, nuk mundet që në kohë pandemie tetovarët të mos kenë as ujë për të mbajtur higjienën personale./TV21