Profesor Dehari nga Sllupçani boton librin për tërmetet politike që kanë “dridhur” Kumanovën 20 vite rresht

Profesori Esat Dehari, nga Sllupçani i Likovës, ka botuar librin me titull “Tërmetet Politike 1981-2001”, libër që i kushtohet zhvillimeve politike në Kumanovë e rrethinë në këtë periudhë 20 vjeçare.
Është libër që shpëton nga rreziku i harresës shumë ngjarje dhe dëshmi që datojnë nga kjo periudhë mjaftë turbulente për shqiptarët e Kumanovës, e cila edhe pse nuk është shumë e largët, ka filluar të m,bulohet nga pluhuri i harresës.
Shqiptarët e këtyre trevave në atë kohë ishin vija e parë e frontit në mbarë ish Jugosllavinë, që përballeshin me projektet famëkeqe të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, të ringjallura përmes regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe nacionalizmit pansllav. Ky nacionalizëm, për fat të keq, te serbët dhe shumë maqedonas të Kumanovës ishte mirëpritur edhe më krahëhapur se në Shumadi e vise tjera të Serbisë.
Prandaj libri “Tërmete politike 1981-2001, vjen në momentin e qëlluar, pasi botohet në kohën kur po punohet dhe po investohet maksimalisht që të fshihen sa më shumë gjurmë shqiptare nga historia e Kumanovë, edhe atë si nga historia e largët, poashtu edhe nga historia
Libri është botuar në Prishtinë, kurse është përgatitur me ndihmën e pakursyer të deputetit të Vetëvendosjes, Avni Dehari, vëllaut autorit Esat Dehari. Ata çdo herë kanë qenë bashkë në ballë të proceseve shqiptare në Kumanovë e më gjerë, kurse nuk janë dorëzuar as kur janë dërguar në kazamatet jugosllave.