Shqiptarja nga Manastiri: Valmir Aziri i BDI-së pengoi projektet shqiptare në Manastir

Aktivistja civile, Sibel Alimovska, ka reaguar ndaj sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.

“Ky është personi që më futi në depresion duke më quajtur bashkëpuntore e ish partisë në pushtet. Ky person përdorte mekanizma dhe shkelje të ndryshme që projektet e mia që kishin të bëjnë me çështjen kombëtare të qytetit Manastir të mos kalonin në komision…përgjigjet nga staffi ishin, “Fol me Valmirin” ?!. Ky është turpi i kombit shqiptar, me kaq e përfundoj”, shkruan Sibel Alimovska.