Shqiptari nga Tetova blen klubin futbollistik nga Sërbia

Menaxheri ndërkombëtar i futbollit me prejardhje nga Tetova, Fali Ramadani do të blejë klubin e futbollit serb Maçva Shabac, shkruajnë mediat serbe transmeton Shqipmedia.

Sipas mediave sërbe pothuajse gjithcka është gati dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Klubi në fjalë ka probleme financiare dhe shpëtimi i vetëm është tek Fali Ramadani. Ky i fundit nuk do të udhëheq direkt me klubin por bashkëpuntorët e tij.

Përndryshe Fali Ramadani para disa viteve ishte edhe menaxher i klubit të Shkëndijës së Tetovë.Shqipmedia