Gazeta angleze e shpall Gjokoviçin “idiot” të vitit 2020: Pati shumë konkurrencë! (Foto)

Mediumet më të mëdha në Angli e quajnë “idiot” tenistin serb Novak Gjokoviq.
Gazeta e njohur Dejli Mejl madje ia ka ndarë atij titullin “Kovidiot” për vitin 2020 edhe pse ka pasur mjaft konkurrencë.
“Kishte disa kandidatë për çmimin tonë më të madh, ‘Kovidiot i vitit’. Zaten, çdo javë ka ndodhur që ndonjë yll sporti të shkelë rregullat e izolimit për shkak të korona virusit, si futbollistët tanë, duke përfshi Fil Foden, Mejson Grinvud, Džek Grilish, Kajl Voker dhe Hadsona Odoi. Mirëpo, çmimi shkon në duart e yllit të tenisit, numër një në botë, Novak Gjokoviq”, shkruan Dejli Mejl, duke arsyetuar vendimin, transmeton gazeta Lajm.

Vetëm Gjokoviq, njeri i cili shkakton përçarje mund ta ngulitë topin në fytyrën e referit, të përjashtohet nga US Open, dhe të ketë sukses që këto ngjarje as të mos i afrohen fare hapit të tij më kontrovers gjatë vitit.
E kjo është kur serbi organizoi Adria Turnenë në Ballkan, gjatë korona-izolimit të plotë në qershor, për çka u ngjit në vendin e parë të rang listës së Kovidiotëve, sqaron Dejli Mejl.