Shqiptari dorëzohet: Më mirë në burg, se në shtëpi me gruan

Të gjithë duan të dalin nga burgu, por një shqiptar mendon se është më mirë të jetë në qeli se në shtëpi me gruan e tij.

Gjykata e kishte lënë ‘arrest shtëpie’, një shqiptar 30-vjeçar, por ai kishte vendosur që të shkojë në kazermën e karabinierëve dhe u kërkuar që ta fusin në qeli.

‘Jeta me grua është e pamundur’, u ka thënë ai karabinierëve, duke kërkuar që të futet në qeli. 30-vjeçari i njohur për policinë, pasi kishte kryer disa krime të vogla, u ka kërkuar karabinierëve të Guidonia Montecelio në rajonin e Lacios që të shkonte në burg.

Ai u ka thënë karabinierëve që bashkëjetesa me gruan e tij ishte e pamundur tani dhe më mirë të vuante dënimin në burg se sa në shtëpi.

Në këto kushte, karabinierët e kanë arrestuar 30-vjeçarin shqiptar me akuzën e ‘arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit’ dhe kanë njoftuar policinë e burgjeve, të cilët e kanë dërguar në qeli.