Shqiptarët, Maqedonia dhe Bullgaria

Shkruan: Xhevdet Nasufi

U konfirmua se as për Maqedoninë e Veriut,as për Shqipërinë nuk ka konfirmim të takimit të parë ndërqeveritare të dy vëndeve me BE-së.

Zhgënjimi është i thellë për qytetarët e të dy vëndeve,kurse shuplaka e dhënë politikanëve të të dy vëndeve të Ballkanit për dështimin, ishte e pritshme si ndëshkim. Por,për këtë histori mosuksesi nuk mundet Bashkimi Europian ta përjashtoj edhe vetvehten.

Faktografia që flet:BE për Ballkanin Përëndimor instaloi asocimin dhe stabilizimin si kritere plotësues për aderim pas konflikteve të armatosura.Pra,vëndet e Ballkanit me probleme të theksuara të ndërsjella, në rrugëtimin drejtë BE medoemos duhet ti zgjidhin të njejtat.

Kjo edhe e goditi Maqedoninë e Veriut ,së pari nga Greqia, e pastaj nga Bullgaria. Fatmirësisht,këto mosmarveshje nuk janë produkt i konfliktit të ndërsjellë ushtarak që vështirsojn pastimin,por gjithsesi senzitive nga këndvështrimi historisë dhe ai etnik.Ndërhyrja e politikës ndërkombetare(ajo Amerikane në veçanti) në kontestin me Greqinë(për efekt gjeostrategjike) ndikojë që Maqedonija të ndërroi emrin( egziston vënd dhe regjion me të njejtin emër në Greqi) duke u bërë anëtare e NATO-s dhe duke hapur omrellen e sigurisë. Mosmarëveshjet me Bullgarinë janë më senzitive, të mpleksura me idologjizim të vrazhd titoist-komunist.

Fundja,Komesari për integrim i BE para ca ditëve sugjeroi miqësisht Maqedoninë për kompromis me Bullgarinë. Sygjerimi nuk u përcoll me sqarime të tjera plotësuese.Mendoj në këtë rrafsh, konstatimet eksploruese të historianeve të të dy vendet dhe popujve me një konsensus intelektual duhet të qartësojn këtë këtë konfuzitet me mençuri si real dhe historik,ndoshta edhe i përbashkët për të dy shtetet sovrane dhe popuj të mvetësishëm.

Nga që tham,edhe janë të pakuptimta protestat e VMRO-s së Gruevskit-Mickovskit gjersa nuk është qartësuar apo konfirmuar kompromisë mes dy shteteve që e prish këtë balans.Pra, as Bullgaria e as Maqedonija e Veriut nuk shkelën vijat e kuqe,edhepse është pritur kjo.

Gjithsesi,protestat e VMRO-së konfirmuan zgjuarsi oponuese për reagim ,por jo edhe ide burimore dhe alernativë. Por, kjo zgjuarsi politike nuk mund ti atribohet as LSDM si trashigimtare e komunizmit ortoks titoist pas fillimtranzicionit, që për dallim nga VMRO e origjinës burimore të vitit 1893, vëmëndjen e saj në masë të konsideruar kauzen vetanake e kanë drejtuar më shumë nga Beogradi se sa nga Sofia.

Por, në këtë naracion politik cili është impenjimi i shqiptarëve,BDI-së? Zaten,edhe kur Gruevski zgjidhte zëvendës kryeminstra shqiptar për integrim,sikur edhe Zaevi tani Ministër shqiptar për punë të jashtme,asocimi shkon në mosukses dhe në defaktorizim të skajshëm të shqiptarëve. Sidoqoft,klasa politike shqiptare qeverisëse(BDI) është pajtuar me këtë rol aspak dinjitozë, duke i lënë shqiptarët në bishtin e ngjarjeve politike dhe në krijimin e gjëndjes së pakënaqsisë për ta.

Sikur të mos ishte kështu,vall do lejohej të jetë pozicioni i Bujar Osmanit si figurë shahu në fushë,karshi përgjegjësit real të qeverisë për politiken e jashtme Dimitrovit?Ose edhe më e pashembull,të emërohet emisar special për të normalizuar marëdhëniet me Bullgarinë(njeri i LSDM), gjersa Ministri shqiptar është në funksionin respektiv.

Kjo bëhet edhe më e paspjegueshme,kur dihet një fakt i dëshmuar se Bullgaria ka patur dhe ka qëndrim tejet korekt dhe pozitiv për faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut,gjë që autori i këtyre rreshtave si anëtar i qeverisë e ka provuar gjatë kohës së luftës në vitin 2001.