Shqiptarët dhe socializmi

I.
Pas qëndrimit njëvjeçar
Nëpër qelitë e burgut
Më dënuan të pafajshëm
Për turpin e socializmit
II.
Kur këtë e dëgjon vëllai
Vjen të më mbrojë
Dëshmitarit gjyqi nuk i beson
Kur ai mbron shqiptarin
III.
Kur e vërejnë se shqiptari
Me forcë s’bëhet turk
Kundër tij në fshehtësi
Shkruajnë ndonjë letër
IV.
Ku ka padrejtësi më të madhe
Se kur pushteti monton vepra
E në emër të popullit
Nga i liri krijon rob
V.
Kur ka qenë i Madhi Zot
Që të shkelet e drejta kushtetuese
VI.
A ka turp dhe poshtërsi më të madhe
nga ajo kur organi të thotë
se roli i shtetit është
të montoj procese gjyqësore
VII.
Përveç karrikes e gërbaçit
Në mesin e një mijë robërve të ndryshëm
Dy tre edukatorë të vetë-shpallur
Kryejnë detyrën “mbani-frenat”
Burgu heshtë e spiunon.
Sejdi Rauf Bajrami – nga burgu i Idrizovës, viti 1960