Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në 5 prioritetet e Presidentes së KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë publike 5 prioritetet kryesore të unionit deri në vitin 2024.

Në prioritetin kur flet për një Evropë më të fortë në botë, Ursula von der Leyen përmend Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rikonfuirmuar mështetjen për hapjen e negociatave.

“Dua të rikonfirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne do të ndërtojmë të njëjtën të ardhme së bashku. Unë mbështes plotësisht propozimin i Komisionit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shprehet Presidentja e Komisionit Europian.

Më tej ajo shton se procesi i pranimit ofron një mundësi unike për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat dhe interesat tona thelbësore.