Gjykata e apelit i ka shfuqizuar dënimet me burg për Thaçin dhe Bedredin Ibrahimin

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimet me burg në lëndën “Titanik 2”, kundër Sasho Mijallkovit, Menduh Thaçit, Bedredin Ibrahimit dhe tre ish anëtarëve tjerë të KSHZ-së nga radhët e VMRO-së, shkruan SDK.
Sipas portalit SDK, aktgjykimet janë shfuqizuar dhe lënda është kthyer në rigjykim për shkak shkeljeve të bëra në procedurën gjyqësore nga ana e Gjykatës themelore penale.
Këtë proces e ka udhëhequr gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa në këshill ishte edhe gjykatësi Osman Shabani.
Gjykata e apelit nuk e konfirmon informacionin por thonë se është sjellë vendimi, por nuk është shkruar, ndërsa është parashikuar të publikohet para vitit të ri.
Më 8 mars, Gjykata penale e dënoi me tre vite burg ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov me tre vite burg, ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi u dënuar me 3 vite e dy muaj në lëndën.
Bedredin Ibrahimi u dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burg.