Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë kryetemë e mediave rozë javët e fundit.
‘Boom’ bëri lajmi për ndarjen e saj me bashkëshortin Robert Berisha.
Pas shumë thashethemeve e konkluzioneve duket se ndarja u bëri mirë edhe Norës, poashtu edhe Robertit.
Ata nuk e kanë ndalur aktivitetin në muzikë, madje kanë realizuar këngë e kanë mbajtur mbrëmje muzikore.
Sidomos Nora e ka shtuar dukshëm aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Qysh nga ndarja me Robertin, këngëtarja nuk i ka ndalur pozat joshëse dhe fotosesionet e ndryshme.
E sonte ajo ka befasuar me pamjen. Me një grim më rëndë ajo duket shumë ndryshe, kurse fustani i bardhë i saj mori gjithë vëmendjen.
A do bëhet Nora sërish nuse?!, mbase kjo mund të jetë pyetja e parë që iu shkon në mend kur ta shihni këtë foto.