Shqipëri/ Valë protestash për rritjen e çmimeve, qytetarët bllokojnë Rrugën e Kombit

Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve bazë, ka nxitur reagimin e qytetarëve. Ata kanë zhvilluar ditën e djeshme një protestë në Tiranë, protestë e cila, u përhap në disa qytete të Shqipërisë.

Së fundmi, dhjetëra protestues kanë bllokuar në shenjë revolte rrugën e kombit. Në video shihet se si protestuesit ndodhen në mes të rrugës dhe nuk lejojnë makinat të kalojnë.

Kujtojmë që anëtarët e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se do të ketë protesta çdo ditë, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

 

YouTube video