Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

Kontrollet në pikën kufitare të Qafë Thanës janë shtuar gjatë dy ditëve të fundit për automjetet dhe shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve policore, efektivë të Policisë Kufitare dhe Policisë së Shtetit po kryejnë kontrolle të imtësishme, për shkak të dyshimeve për transportimin e sendeve të ndaluara.

Masat lidhen edhe me dyshimet se grupe qytetarësh nga Maqedonia e Veriut mund të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar.

Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar për sende të ndaluara të zbuluara apo persona të ndaluar gjatë kontrolleve.