Rruga drejt shkollës periferike “Abdyl Frashëri” në fshatin Sellcë e Keqe sot është plotësisht e heshtur. Oborri ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve, këtë shtator ka mbetur bosh. Për shkak të mungesës absolute të nxënësve, Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë vit dyert e saj të qëndrojnë të mbyllura.
“Kjo është shkolla periferike ‘Abdyl Frashëri’ në fshatin Sellcë e Keqe, në Komunën e Bogovinës. Kjo shkollë, me vendim të Ministrisë së Arsimit, për këtë vit është e mbyllur, për shkak se më nuk ka asnjë nxënës të regjistruar në klasë të parë apo në klasë të tjera”, RAPORTON Senat Zylbehari, gazetar.
Autoritetet lokale arsimore konfirmojnë se shkolla ka mbetur pa asnjë paralele aktive. Megjithëse procedurat administrative për mbylljen e saj përfundimtare juridike ende vazhdojnë, procesi mësimor këtu ka ndaluar plotësisht.





