Shpikje botërore nga Shqipëria: Fetë me garderoba

Shkruan: Shaban Murati

Në Shqipëri u shpik sëfundmi ajo, që nuk i kishte shkuar në mendje asnjë filozofi botëror as në majë të malit e as në majë të oxhakut gjatë 14 apo 21 shekujve: Garderoba të feve ose kostume të feve sipas katër pikave të horizontit.
Formula e re e shpikjes shqiptare:
Islam lindor, islam perëndimor, islam jugor dhe islam verior.
Ortodoksizëm lindor, ortodoksizëm perëndimor, ortodoksizëm jugor dhe ortodoksizëm verior.
Katolicizëm perëndimor, katolicizëm lindor, katolicizëm jugor dhe katolicizëm verior.
Bota po pret me ankth se si do t’ua ndajë mendja e ndritur shqiptare garderobën sipas katër pikave të horizontit edhe judaizmit e budizmit.
Në botë thonë për shpikësit se janë gjysëm të rrjedhur. Në Shqipëri shpikësit janë plotësisht të rrjedhur.