Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore, në Uglar të Zubin Potokut.
Nga ky shpërthim është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepencit, çka ka shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë.
Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut, konfirmon për RTK-në që është e rrezikuar një shtëpi dhe që banorët e saj janë evakuuar.
Kurse Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, nga i cili kanal qytetarët e Mitrovicës furnizohen me ujë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Kjo kompani fton qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.
Ndryshe në dy ditët e fundit, në veri, ka pasur disa incidente të tjera, ku në Zveçan u gjuajtën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin.
Lajmi në përditësim…