Messi e pranon se po i mungon Barcelona dhe se po planifikon rikthimin

Lionel Messi e ka pranuar se po i mungon Barcelona teksa është hapur për mundësinë e rikthimit tek ish-klubi i tij në një të ardhme të afërt.

37-vjeçari do të kujtohet gjithmonë si një legjendë e blaugranasve duke marrë parasysh 17 vitet e suksesshme që i kaloi në ‘Camp Nou’.

Pasi u largua nga Barcelona në 2021, Messi shijoi dy periudha tek PSG dhe Inter Miami përkatësisht duke vazhduar të shtojë numrin e tij të trofeve.

Por legjenda argjentinase ka insistuar se ai nuk është ende i gatshëm që t’ia kthejë klubit shpinën, duke paralajmëruar për një ribashkim i mundshëm në të ardhmen.

“Më mungon ky klub shumë, qyteti, njerëzit, afeksioni. Shpresoj se ne do të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe mund të vazhdojmë ta bëjmë këtë klub më të madh”, ka thënë Messi fillimisht.

Fituesi i Kupës së Botës refuzoi që ta përjashtojë mundësinë që të rikthehet atje ku nisi karriera e tij.

“Unë e kam ndërmend të rikthehem sepse qyteti dhe klubi do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Ky klub i cili është shumë i veçantë dhe ndryshe, po vazhdon të rritet dhe të na përfaqësojë neve ashtu siç ka bërë gjithmonë”.

“Është një nder që të shoh se si po reflekton ekipi i parë vlerat të cilat ne i duam shumë”, përfundoi ai.