Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, dyshohet për shumë viktima

Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul.

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes dhe dyshohet se ka shumë viktima, megjithëse shifrat nuk dihen ende, raporton bbc.

Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së Talibanëve në Kabul, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se kishte pasur një shpërthim në lagjen e 17-të të qytetit.

Raportet thonë se imami i xhamisë ishte në mesin e të vdekurve. Forcat e sigurisë kanë arritur në vendngjarje, tha ai.

Policia tha se kishte shumë viktima, por nuk tha se sa. Një zyrtar i inteligjencës taliban tha për reuters se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet më tej.

Një spital në Kabul, shkroi në Twitter duke thënë se 27 persona ishin “pritur në spitalin tonë deri më tani pas një shpërthimi në zonën PD17”.

“Pesë fëmijë në mesin e tyre, duke përfshirë një shtatëvjeçar”, shtoi ajo.

Javën e kaluar një klerik i njohur pro-Taliban u vra në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.