Shoqatat shqiptare në Amerikë: Vazhdojmë me regjistrimin!

Dikush le te lehi, le te thyej dhembet sa te kete deshire, ne do te vazhdojme mobilizimin dhe sensibilitetin e regjistrimit, dhe do te deshmojme kush eshte zoti i shtepise. Dje u mbajte nji takim virtual me te gjithe shoqatat dhe organizatat qe veprojne ne SHBA. Lexoni me poshte:

“Kongresi Panshqiptar Amerikan, Washington DC
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, Riverdale, NJ
Shoqata Atdhetare “Dibra”, Staten Island, NY
Qendra Kulturore dhe Islamike Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina”, Waterbury, CT
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “USKANA”, Chicago, IL
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Valët e Liqenit”, Chicago, IL
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Prespa”, Chicago, IL
Komuniteti Shqiptar në Teksas

Jemi dëshmitarë të një procesi historik, në të cilin më në fund shqiptarët e Maqedonisë do të dëshmojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe luftojnë vazhdimisht. Ky proces do të vërtetojë autoktoninë tonë, të mohuar në trojet tona që nga lashtësia e largët, që prej ku zë fill njerëzimi e kultura. Nuk ka absurd më të madh se të jeshë shumicë e zot shtëpie e të të trajtojnë pakicë.
Vazhdimisht kemi pare statistika të ndryshme demografike. Nëse kthehemi pak në kohë, do të shohim se duke na ndryshuar edhe vendosur në kategori të ndryshme, duke na quajtur turq apo maqedon-muslimanë, numrin tonë e kanë minimalizuar. Për këtë shkak regjistrimi i pjesshëm i dalë nga konflikti i 2001 i përket 20 viteve të mëparshme. Dështoi edhe një tjetër pas një dekade sepse duhej konspiracion më perfid për të fshehur numrin real të shqiptarëve.
Pra, shqiptaret në Maqedoni në të njejtën mënyrë misterioze, dhe pa të dhëna të sakta statistikore, vazhdojnë të trajtohen si një pakicë e ardhur nga vende tjera, dhe si të tillë të drejtat e tyre barazohen dhe trajtohen me përqindje të ndryshme. Duke marrë parasysh se censusi i popullsisë përdoret si kriteriumi më i rëndësishëm i zhvillimit socio-ekonomik, planifikimeve investuese, por edhe për rolin politik të etnive që përbëjnë një popullësi të tillë, Diaspora Shqiptare, ashtu siç ka bërë gjithnjë kur ka qenë nevoja, janë mobilizuar për të ndihmuar shqiptarët në Maqedoni të përfundojnë sa më me sukses këtë regjistrim.
Në këtë drejtim, organizatat dhe shoqatat shqiptaro-amerikane që veprojnë në SHBA dhe që janë me shumicë me anëtarë me prejardhje nga Maqedonia, në takimin virtual të mbajtur më datën 28 Mars 2021, vendosën unanimisht, jo vetëm për të vazhduar, por edhe për të ndihmuar njëri-tjetrin, me të vetmin qëllim që së fundit të dëshmojnë se shqiptarët në Maqedoni janë në numër shumë më tepër se sa janë konsideruar deri më tani.
Ky regjistrim nxorri në pah edhe faktin që numër tepër i madh i fëmijëve të lindur jashtë nuk janë të regjistruar në Maqedoni. Organizatat e lartpërmendura u zotuan që të hartojnë një plan të përbashkët veprimi që të mundësojnë regjistrimin e tyre brenda një viti. Çdo fëmijë i paregjistruar sot është një familje më larg vendilindjes nesër.
Të gjithë së bashku i bëjmë thirrje të gjithë Diasporës Shqiptare kudo që ndodhet, të shfrytëzojë këtë moment historik të bëjnë regjistrimin dhe të ndihmojnë edhe të tjerët në nevojë. Shumë më tepër kur proçesi i regjistrimit bëhet nëpërmjet internetit në faqen census.stat.gov.mk/al dhe zgjat vetëm disa minuta.
Pra ky mision gjithsesi duhet përmbyllur me sukses. Na priftë e mbara!”