Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha dielli dhe me kushte për shi të dobët lokal, kryesisht në veriperëndim. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore, e cila do të intensifikohet për kohë të shkurtër në pjesët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa temperatura maksimale nga 11 deri 21 gradë.

Në Shkup koha do të jetë pjesërisht me re, me periudha dielli dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 4, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 18 gradë.

Në ditët në vijim, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me kushte për shi lokal të dobët dhe periudha me diell që do të jenë më të shpeshta të mërkurën dhe të enjten. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht veriore, e cila do të intensifikohet në mes të ditës. Deri të premten temperaturat do të rriten, ndërsa gjatë fundjavës do të jetë pak më e freskët dhe me shi.