Shoku i ngushtë i Ronaldos zbulon të ardhmen e portugezit

Zonja e Vjetër është e treta në tabelën e Serie A, 10 pikë larg kreut të tabeles, Interit, transmeton lajmi.net.

“Është një moment i vështirë për ne, ne duhet të përmirësohemi, por kemi marrë disa rezultate negative,” i tha Tuttosport portieri i tretë i Juventusit.

“Tani Juventusi ka lojtarin më të mirë në botë, disa lojtarë të rinj që japin shumë për skuadrën, kemi një klub të fortë.”

30-vjeçari është shoku më i ngushtë i Cristiano Ronaldos në Juventus dhe është pyetur nëse do të mbetet ylli portugez në klub.

“Nuk e di, por shpresoj që kështu sepse ai ka një ndikim të madh,” tha Pinsoglio.

“Atij i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij. Shpresoj dhe mendoj se ai do të qëndrojë. Në teori, ai do të qëndrojë nëse nuk ndodh diçka e çuditshme”, përfundoi ai.