Arrestohen tre persona nga Gostivari

Mbrëmjen e djeshme (25-mars) rreth orës 21:15, në rrugën ,,Beliçica“ në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.N. (23), A.M. (22) dhe A.H. (21), për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, kundër tyre do të pasojnë parashtresa adekuate