Shoku i klasës e kujton djalin e Adem Jasharit: Fitimi ishte i heshtur në shkollë, por pushka e tij jehoi në mbarë shqiptarinë!

Zhurma në klasë fillonte në momentin që nga aty dilte profesori. Të gjithë ngriheshim në këmbë pa pasur nevojë, bërtisnim, lazdroheshim.

Ai qëndronte në bankë. Ishte i heshtur dhe fliste pak. Fliste vetëm atëherë kur e pyesje diçka. Ndryshe nuk merrej shumë me çmenduritë që bënim ne si nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme.
Ulej në bankë në rreshtin e fundit. Quhej Fitim ADEM Jashari.

Fitimit që s’arrita t’ja kuptojë kurrë heshtjen e tij në klasë, ia dëgjova më pas jehonën e pushkëve me 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz derisa ra bashkë më anëtarët e tjerë të familjes Jashari. (Arsim Lani)