Për masa të reja restriktive Qeveria do ta pres Komisionin për Sëmundje Infektive

Kryeministri Zoran Zaev sot nuk ka dashur të prejudikojë nëse do të vendosen sanksione të reja pas rritjes së numrit të rasteve me KOVID-19. Në deklaratë për mediat ai ka thënë se do të ndiqen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Me siguri ata do të punojnë edhe gjatë vikendit, ndërsa të hënën në ora 09.00 zakonisht kanë takim, Shtabi kordinativ i Qeverisë ku merr pjesë edhe ministri i shëndetësisë. Ne do të ndjekim rekomandimet e tyre”, ka deklaruar Zaev.