Shoferja pa patentë shoferi privohet nga liria dhe i merret vetura në Tetovë

Më 15.06.2026 në ora 14:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë – fshati Saraqinë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy automjeteve të udhëtarëve. Në vendngjarje kanë

dalë zyrtarë policorë, me çka është konstatuar se njërin nga automjetet, i markës “Skoda” me targa të Shkupit, e drejtonte M.M. (39) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, pa patentë shoferi. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërkaq, pas dhënies së ndihmës mjekësore, ajo është privuar nga liria, kurse automjeti është sekuestruar.