Shkurtimi i pagave, basketbollistët kanosen me largime

Drejtuesit e Barcelonës kanë biseduar me kapitenët të ekipit të futbollit, basketbollit dhe hendbollit për ulje të pagave gjatë kohës së krizës me pandeminë “Covid 19”.

Mirëpo kjo mbledhje nuk ka kaluar mirë dhe sipas të përditshmes “Mundo Deportivo”, janë shfaqur qëndrime të ndryshme. Basketbollistët nuk kanë pranuar propozimin që të shkurtohen pagat me plot 70 për qind dhe janë kanosur se do të largohen, në rast se bëhet një hap i tillë.

Barcelona ka investuar 50 mln euro në ndërtimin e ekipit të basketbollit, mirëpo në këtë moment, nuk kanë të ardhura dhe drejtuesit nuk shohin rrugëdalje tjetër të situatës.

“Barcelona nuk ka të ardhura, ndërsa drejtuesit janë të detyruar që të sjelin kësisoj masa. Paga do të ulet vetëm për basketbollistët profesionist dhe kjo nuk do të vazhdojë për të punësuarit e tjerë në klub, “ shkruan “Mundo Deportivo” në bazë të një burimi brenda klubit.