Diario Gol: Ronaldo dëshiron të largohet nga Torino

“Diario Gol” raporton se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të largohet nga Juventusi, ndërsa skuadrat e PSZH-së dhe Mançester Junajtedit shihen si opsionet e mundshme për t’u transferuar.

Bëhet e ditur nga Ronaldo ka një ofertë nga kampionët e Francëz,Paris Sen Zhermen, të cilët dëshirojnë portugezin si partner të Kilian Mbape-s.

Ronaldo gjithashtu ka marrë një propozim nga ish klubi i tij, Mançester Junajted dhe 35 vjeçari do të dëshironte t’i kthente ditët e lavdisë në ‘Old Trafford’, megjithëse kjo varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.