Shkurte Fejza është këngëtare e njohur, që u popullarizua përmes interpretimeve të saj të veçanta.
Këngë të bukura e projekte të magjishme, kanë ardhur gjithmonë nga artistja, ku i ka kënduar atdheut, dashurisë, mërgimit, prindërve, shkruan Kosovarja.
Secilën temë që këngëtarja e ka trajtuar në projektet e saj, kanë qenë të qëlluara e të mirëpritura nga një masë e gjerë.
E gjithë krijimtarinë e saj deri më tani e ka përmbushur me paraqitjet e saj skenike, të cilat kanë marrë gjithmonë vëmendje.
Shkurta ka ditur si të prezantohet çdo herë, duke goditur gjithmonë në shijen dhe dëshirën e fansave të saj.
Edhe sot vazhdon kështu, ku përmendet për veshjen e saj dhe fustanat e veçantë që i gjen çdo herë për ti veshur.
Artistja edhe sot u shfaq si një zonjë e vërtetë, derisa rregullimi i flokëve dhe i grimit e po ashtu fustani që kishte veshur për këtë paraqitje ia kompletonin e gjithë pamjen. /Kosovarja/