Policia njofton se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj janë arrestuar 13 të dyshuar, njëri serb shtetas i Serbisë, ndërsa të tjerët shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit kanë organizuar skema piramidale
Gjatë bastisjes në dy lokacione njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të hollave: 46 mijë e 521 euro, 1.250 franga zvicerane dhe 1.400 lekë të Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.