Shkupjani kapet duke vjedhur një biçikletë

Nëpunësit policor nga Ekipi Operativ për Hetime pranë SPB Shkup, dje në orën 15:00 në rr. “23 Tetori” në Shkup, e privuan nga liria F.M. tridhjetë e dy vjeçar nga Shkupi.

“Është kapur duke tentuar ta marrë biçikletën në pronësi të D.M.(51) nga Shkupi, i cili ishte i lidhur me zinxhir. Personi ka tentuar të largohet, por është kapur dhe  është privuar nga liria. F.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, thuhet në njoftimin e MPB-së.