Kendall Jenner dhe Bad Bunny dalin publikisht, shihen në momente pasionante gjatë koncertit të Drake

Kendall Jenner dhe Bad Bunny e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private që kur ajo nisi në fillim të këtij viti – por ata dolwn lirshwm gjatw fundjavës.

Jenner, 27 vjeç dhe Bad Bunny, 29, morën pjesë në koncertin e Drake në Forumin Kia në Inglewood, Kaliforni, të dielën, më 13 gusht, me motrën e Jenner, Kim Kardashian.

Në një video të TikTok të kapur nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit, çifti u pa duke u argëtuar në vendet e tyre VIP ndërsa Drake, 36 vjeç, performonte “God’s Plan”, shkruan DailyMail.

Në një video tjetër, Kardashian, 42 vjeç, shkrepi foto ndërsa motra e saj më e vogël lëkundej në muzikë me Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio.

Më vonë grupit iu bashkua edhe ish-partneri i Khloe Kardashia, Tristan Thompson.

Një tjetër klip tregonte Bad Bunny duke vendosur krahun e tij rreth belit të Jennerit teksa kërcenin. Në një moment, ajo u përkul për t’i thënë diçka të dashurit të saj, i cili më pas i dha një puthje.

Jenner kishte veshur një bluzë të zezë me pantallona lëkure teksa kishte flokët lëshuar sipër, ndërsa partneri i saj – emri i lindjes së të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio – veshi një xhaketë ngjyrë bezhë me pantallona lëkure gjithashtu, ndërsa shtoi një kapelë të gjelbër ushtarake.

Të dy dukeshin shumë të afër me njëri-tjetrin pasi duket se po bëhen gjithnjë e më seriozë pas disa muajsh lidhje.

Modelja e mbajti me dashuri fytyrën e tij, ndërsa ai e vendosi krahun rreth saj dhe ajo i pëshpëriti diçka, përpara se dyshja të fillonte të kërcente nën ritmin e muzikës.

Një tjetër video e fansave tregon çiftin duke mbajtur njëri-tjetrin dhe më pas zogjtë e dashurisë duke u mbajtur për dore.

Bad Bunny gjithashtu përqafoi Kendall dhe e mbajti pranë në një tjetër moment të ëmbël në koncert.

Kendall dhe Bad Bunny u lidhën për herë të parë në shkurt 2023, pasi u panë duke dalë nga i njëjti restorant, në Beverly Hills.

Ata u panë duke ndarë një puthje në mars dhe më pas përsëri në Coachella në prill.

Modelja dhe këngëtarja morën pjesë të ndara në “Met Gala” dhe nuk pozuan në tapetin e kuq me njëri-tjetrin – por u panë duke marrë pjesë së bashku pas feste.

Në mesin e majit, ata ndoqën një lojë të LA Lakers, ndërsa u përballën me Golden State Warriors.