Shkupi dhe Tetova protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Përsëri protestues në rrugë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Protestat kanë filluar rreth një orë më herët me marshe nëpër rrugët e Shkupit dhe të Tetovës. Ata nuk do të rreshtin së kërkuari që zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i hapet rrugë dialogut me institucionet kompetente për të arritur një zgjidhje të pranueshme.

Pas Shkupit edhe në Tetovë po zhvillohet protesta e dytë me radhë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Atje protestuesit kanë listuar edhe një sërë kërkesash të tjera nga të cilat thonë se nuk heqin dorë.