Djegia e veturave të EVN-së, ndalohet Krenar Osmani. Thotë se u arrestua për shkak të statusit në Facebook

Pas djegies së dy veturave të EVN Maqedoni në qytetin e Tetovës pas mesnate, policia ka privuar nga liria deri në orët e mëngjesit Krenar Osmanin, ish kryetarin e tifo-grupit Ballistët I cili është edhe njëri nga anëtarët e këshillit organizativ për protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Osmani një një deklaratë për TV21, thotë se në polici është mbajtur deri në orën 8 të mëngjesit dhe se kundër tij është ngritur vepër penale me procedurë të rregulltë gjyqësore.

“Më morën për bisedë informative pastaj doli arrestim, me ndërlidhjen me vënjen flakë të veturave të EVN-së, lidhjen e bën me statusin tim. “Doni lojë, lojë do ketë ” nga ora 8 e mëngjesit më liruan dhe vepra do të shkojë me procedurë të rregullt gjyqësore, do jetë jetë vepër penale në bazë të nenit 828 alineja një, rrezikim I sigurisë së përgjithshme dhe zjarrvënie” u shpreh Osmani.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, deklarojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, kundër të dyshuarit do të përgaditet parashtresë adekuate.

“Më datë 14.08.2020 në orën 01.20, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, në rrugën “Lenin” e kanë privuar nga liria personin K.O. (43) nga Tetova, për shkak të dyshimeve se me lëndë djegëse, ka shkaktuar zjarr në veturën ,,Daçija Duster“ me targa të Shkupit dhe veturën ,,Nisan“ poashtu me targa të Shkupit, pronë e EVN-Maqedoni, të parkuara në rrugën “Ivo Lola Ribar” dhe rrugën “180” në Tetovë. Nga djegia e veturave janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe përvec veturave të EVN-së, zjarri ka kapluar edhe një veturë ,,Golf“ me targa të Tetovës” informojnë nga SPB Tetovë.

Por edhe pas kësaj Osmani bën apel që të dilet masovikisht në protestë , pasi që këto janë protesta sociale dhe do të jenë të qeta.

“T’i marrim miqtë, shokët dhe të dalim, unë vetë do marrë motrën, gruan, vajzën dhe do I pri njërës pikë te monopolli dhe me masovitetin tonë ta faktorizojmë këtë kauzë e cila është e sinqertë fisnike dhe sociale” thotë Krenar Osmani nga Këshilli Organizativ i protestave në Tetovë.

Në ora 18 pritet të protestohet në disa qytete të Maqedonisë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike./TV21