Shkup, u gjet miu në përzierje perimesh, Agjencia e Ushqimit e tërheq produktin

Në një produkt ushqimor me përzierje të perimeve, që mund të blihet në shumë shitore në Maqedoninë e Veriut, është gjetur një trup i huaj – miu.

Pas reagimeve të shumtave në publik dhe pas marrjes së informacioni për rrezik nga kontaminimi nga produkti ushqim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar shitjen e produktit në të gjitha shitoret.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Për shkak të dyshimit për kontaminim fizik, prani e një trupi të huaj – miut në përzierje perimesh të ngrira “Sani fantasy – Royal mix” me origjinë nga Republika e Serbisë, e importuar nga KAM DOOEL, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë lëshoi urdhër për ndalesë të shitjes së këtij produkti dhe tërhiqjen e produktit nga raftet e këtij marketi. Është lëshuar urdhër për operatorin e ushqimit të bëj kontroll të këtij produkti ku është i plasuar në të gjithë territorin e vendit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje konsumatorëve në qoftë se kanë blerë një produkt të tillë, ta hapin pakon para se ta konsumojnë dhe nëse gjejnë ndonjë gjësend ta kthejnë produktin në vendin ku e kanë blerë dhe ta lajmërojnë rastin në agjencinë e ushqimit”, njoftojnë nga AUV-ja, transmeton TV21.