Pendarovski: Do ta marr cilëndo vaksinë

Shkup, 5 prill – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka konfirmuar se para disa ditësh është paraqitur në ueb faqen për vaksinim duke shtuar se do të vaksinohet konform planit shtetëror të publikuar nga MSH-ja.

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e kapshme në atë moment. Këtë e them pasi ekzistojnë kontroverse për lloje të ndryshme të vaksinave dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoriteti dhe pushteti kompetent është e verifikuar. Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen për qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, ka deklaruar Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në promovimin e sotëm të pullës postare me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Bllazhe Koneskit.

Ai ka shtuar se nuk ka nevojë për dyshime pasi dikush vaksinohet me vaksinë të caktuar, sepse pretendohet se ka qenë më e sigurt nga tjerat.