Shkup, përjashtohen nga komunikacioni 9 transportues të paligjshëm

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se inspektorët për komunikacion rrugor në kuadër të detyrave të rregullta të punës gjatë ditëve të kaluara kontrolluan mbi 40 transportues, pas çka janë konstatuar parregullsi dhe u është marrë leja e komunikacionit nëntë transportuesve të paligjshëm.

“Në mënyrë joselektuese gjatë kryerjes së kontrolleve janë sanksionuar të gjithë ata që nuk e respektojnë Ligjin për rrugë publike dhe e sjellin në pikëpyetje sigurinë e udhëtarëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.