Kina thotë se nuk ka pasur informacione për agresionin rus në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Kinës tha të enjten se është e pavërtetë që Kina ka pasur “njohuri paraprake” për pushtimin rus të Ukrainës dhe i cilësoi këto pretendime si shpifje, transmeton RFE.

Komentet e kësaj ministrie vijnë pasi mediat ndërkombëtare raportuan se Kina ka injoruar paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara se Rusia do ta sulmonte Ukrainën.

Kina tha se kundërshton fuqishëm këto pretendime dhe tha se SHBA-ja i ka bërë këto pretendime “për të zvogëluar përgjegjësinë e saj dhe për të njollosur Kinën”, tha Ministria kineze e Mbrojtjes përmes një deklarate.