Shkup, plaçkitet një bastore sportive dhe një dyqan

Në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup gjatë mbrëmjes së djeshme në afat kohorë të rreth një orë është raportuar për dy plaçkitje, përcjell TV21. Plaçkitja e parë ka ndodhur në një bastore sportive.

“Më datë 23.03.2022 në ora 21.40 në SPB Shkup është raportuar se në një bastore sportive në Blv. “Jane Sandanski”, dy persona kanë kërcënuar punonjësin dhe ia kanë marrë qarkullimin ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Plaçkitja e dytë ka ndodhur në një dyqan.

“Më datë 23.03.2022 rreth orës 22.15 në SPB Shkup është raportuar se në një lokal shitjeje në bulevardin “Jane Sandanski” dy ​​persona kanë kërcënuar punonjësit dhe kanë marrë qarkullimin ditore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.