Shkup, kompania për ashensorë me certifikatë të rrejshme ka marrë mbi 90 tenderë

Një kompani inekzistente në Shkup, me dokumente të falsifikuara, certifikata ISO të falsifikuara, nënshkrime, ka konkurruar dhe në periudhën 2018-2022 ka fituar rreth 90 tenderë për instalimin dhe servisimin e ashensorëve, kryesisht nga institucionet publike, të cilat kanë siguruar mjete buxhetore.

Kjo është lëndë që në seancën e sotme e ka sqaruar Vladimir Georgiev, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), nga ku do të dorëzohet iniciativë për ndjekje penale në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, si dhe njoftim paralajmërues për Qeverinë, që në seancë t’i njoftojë të gjitha autoritetet kompetente në procedurat e ashensorit nëse paraqitet kjo kompani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga KSHPK thonë se nuk guxojnë ta publikojë emrin e kompanisë, por shpresojnë se në këtë rast Prokurori Publik do të veprojë menjëherë. Kjo kompani ishte e lidhur me dy kompani të tjera nga Shkupi, të cilat po ashtu punojnë në instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, sepse menaxheri i kësaj kompanie është pronar i vërtetë i këtyre dy subjekteve të tjera tregtare.

Siç shpjegoi Georgiev, rasti në KSHPK bazohet në raportin e pretendimeve për përdorimin e dyshuar të certifikatave ISO të falsifikuara nga një kompani për servisim, riparim dhe montim të ashensorëve, me qëllim të fitimit të tenderit në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup.

Sipas Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e KSHPK-së, bëhet fjalë për krim klasik dhe nëse këto subjekte kanë vepruar për një kohë të gjatë do të zbulohet se kanë punuar jo vetëm në subjekte publike, por edhe në objekte banesore.