Regjistrohen 312 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë në perputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në 24 orët e fundit janë bërë 2.605 testime prej të cilëve pozitiv në Kovid-19 kanë rezultuar 312 ku 51 janë riinfektime.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 290 pacientë të shëruar, gjithashtu janë shënuar 5 raste vdekjesh si pasojë eKovid-19, prej të cilëve 4 kanë qenë me sëmundje shoqëruese.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë realizuar 1.925.963 testime për Kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus shënon 301.895 persona , numri i rasteve të vdekjes në vend ka arritur shifrën 9.155 persona , numri i të shëruarve është 290.907 persona ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1.833.

/KlanMacedonia/