Shkup, gruaja e thirrë policin, burri e rrah

Një polic është sulmuar fizikisht në Shkup. Rasti ka ndodhur pardje në rrugën “Vodnjanska”, kur 47 vjeçari me iniciale N.J. ka sulmuar policin, i cili ka qenë duke kryer detyrën, pas thirrjes nga ish bashkëshortja e 47 vjeçarit. Ajo e ka njoftuar policinë se ish bashkëshorti i saj ka tentuar me dhunë të futet në shtëpinë e saj. Pas dokumentimit të rastit, policia do të parashtrojë padi adekuate.