Shkup, digjet pushimorja në malin e Gazi Babës

Gjatë orës policore, zjarri ka kapluar një pushimore verore në parkun pyjor të Gazi Babës në Shkup. Zjarri u vu re nga inspektorët e qytetit, të cilët po kryenin kontroll rutinë me ndihmën e një droni. Zjarrfikësit e Shkupit kanë intervenuar duke parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën përreth.