Shkup, aksident i rëndë në rrugën drejt Kosovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate, në rrugën që shpie nga Shkupi drejt Kosovës.

Sipas dëshmitarëve okularë, në këtë aksident janë përfshirë disa makina.

Policia doli në vendin e ngjarjes por nuk ka dhënë informacione shtesë për atê se çfarë ka ndodhur.

Jozyrtarisht mësohet se një person ka humbur jetën në këtë aksident.