De Laurentiis reagon ndaj Pirlos

Napoli nuk ishte paraqitur në Torino për ndeshjen e tyre kundër Juventusit me katër tetor sepse ata kishin dy lojtarë pozitivë me COVID-19.

Napoletanët pësuan humbje 3-0 dhe si dënim ju hoq edhe një pikë shtesë, por vendimi tani është jo valid.

Kjo pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të Napolit, tani ndeshja do të luhet dhe pika e marr do tju kthehet atyre.

Presdienti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, iu kundërpërgjigj kritikave të trajnerit të Juventus, Andrea Pirlos.

“Nuk është problem për të luajtur ndeshjen, më vjen keq për ato skuadra që kishin 4-5 raste COVID-19, por ata gjithsesi duhej të luanin ndeshjen”, tha Pirlo në një konferencë shtypi pas humbjes 3-0 të Juventusit kundër Fiorentina të martën.

Ndërsa De Laurentiis ishte i ashpër në deklaratën e tij.

“Pirlo duhet të përqendrohet në menagjim”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Pirlo tha atë që çdo trajner do të duhej ta mbronte klubin e tij. Sidoqoftë, ai nuk është avokat, ai nuk i njeh procedurat që çuan në një vendim të tillë”, tha De Laurentiis.

“Një vendim i gabuar nga Gjykata Themelore është shpallur i pa vlefshëm. Unë mendoj se ajo që ndodhi është në përputhje me parimet e barazisë dhe drejtësisë së vendit tonë”, përfundoi Aurelio De Laurentiis.